Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë me banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq.
Gjatë këtij takimi prezent ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kandidatja për deputete Linda Bekteshi.
Gashi ka thënë se në këtë takim kanë marrë mbështetjen për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës.
Postimi i plotë:
Takim me banorët e Lagjes së Hashanëve në Obiliq
Sonte, së bashku me Kryeministrin e ardhshëm, z. Lumir Abdixhiku, kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, dhe kolegët kandidat për deputetë nga radhët e LDK-së, zhvilluam një takim të ngrohtë dhe frymëzues me banorët e Lagjes së Hashanëve.
Njëzëri morëm mbështetje për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës.
Falënderoj qytetarët për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme për #Ndryshimin.
Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e Nëndegës II, z. Riad Hashani, dhe strukturat e nëndegës për punën, angazhimin dhe entuziazmin e tyre.
#LDK124
#LumirAbdixhiku01
#XhaferGashi11
#LindaBekteshi66
Xhafer Gashi