Ditën e djeshme ndërroi jetë nxënësja e Gjimnazit “17 Shkurti” në Obiliq, Magbule Gashi.
Pas vdekjes së nxënëses ka reaguar edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili atë e përshkruan si aktiviste shembull të çështjeve rinore.
Derisa, siç bëri të ditur Gjimnazi “17 Shkurti” në një përgjigje për Insajderin, nxënësja ndërroi jetë pasi kishte pasur gjakderdhje në tru, dhe kishte qëndruar në koma disa muaj.
Shkrimi i plotë, pa ndërhyrje:
I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ikjen e hershme nga jeta, të aktivistës shembull të çështjeve rinore, bashkëqytetares, Magbule Gashit.
Jo vetëm familja por i gjithë qyteti i Obiliqit, humbi një vajzë të re shembull, të mençur, aktive dhe shumë punëtore e cila aktivitetin e saj për rininë e shtriu në organizatat rinore të Obiliqit.
Në emrin tim dhe gjithë institucionit komunal, shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve dhe gjithë ata që njohën Magbulen. Shpirti i saj u prehtë në paqen e amshueshme e familjes Zoti ja shtoftë forcën që të përballojnë këtë dhimbje.