Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi, është takuar me banorët e Plemetinit.
Ai ka falënderuar banorët atje për mbështetjen që i dhanë.
“Takim me banorët e Plemetinit në familjen Mehmeti. Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi dhe kandidatin për deputet z. Ismet Beqiri, zhvilluam takim me banorët e Plemetinit në familjen Mehmeti. Gjatë këtij takimi, morëm mbështetje të njëzëshme për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës. Falënderoj familjen Mehmeti për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme për #Ndryshimin“, shkroi Gashi.