
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, ka zhvilluar një takim në Mazgitit të Ulët dhe Mazgitit të Lartë.
Gashi tha se qytetarët atje kanë vendosur për ndryshim.
“Qytetarët e Mazgitit të Ulët dhe Mazgitit të Lartë kanë vendosur për ndryshim! Në tubimin madhështor të nëndegëve të Mazgitit të Ulët dhe Mazgitit të Lartë, shpirti dhe vizioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës u dëshmuan fuqishëm. Prezent në këtë tubim të jashtëzakonshëm ishte kryetari i LDK-së, lideri vizionar dhe Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, i cili me përkushtimin dhe programin e tij qeverisës po sjell shpresë dhe besim për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, tha ai.
Ai ka premtuar një mjedis me të shëndetshëm për Obiliqin.
“LDK-ja po rikthehet në vlerat e saj thelbësore! Të bashkuar rreth vizionit historik të Presidentit tonë të përjetshëm, Dr. Ibrahim Rugova, sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për LDK-në. KOSOVA ME LDK-në DO TË NDRYSHOJË Ngrohje qendrore për Obiliqin, për një jetë më të mirë për çdo familje. Mjedis i pastër dhe zona të gjelbra, për një të ardhme të shëndetshme. Program qeverisës i zhvillimit dhe shpresës, me në krye një lider të përkushtuar si Dr. Lumir Abdixhiku. ë dashur qytetarë, më 10 shkurt ndryshimi do të marrë formë!”, ka shkruar Gashi.