Xhafer Gashi pritet me mbështetje të fuqishme në Sllovi të Lipjanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhafer Gashi pritet me mbështetje të fuqishme në Sllovi të Lipjanit

    Insajderi
    01 February 2025 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi, ka marrë mbështetje të fuqishme nga Sllovia e Lipjanit.

    Gashi bashkë me Linda Bekteshin kanë mbajtur takim me qytetarët e Sllovisë, ku i ka pritur një atmosferë mjaft entuziaste.

    Postimi i plotë:

    Sllovia e Lipjanit në mbështetje të fuqishme për LDK-në

    Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, vazhduam rrugëtimin tonë në Sllovi të Lipjanit, ku na priti një atmosferë entuziaste dhe një përkrahje e jashtëzakonshme për LDK-në.

    Ky takim madhështor dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur të qytetarëve në vizionin e LDK-së për një të ardhme më të mirë.

    Një falënderim i veçantë për kryetarin e Degës së LDK-së në Lipjan, z. Imri Ahmeti, për pritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e tij të palodhshëm në fuqizimin e LDK-së. Bashkë, po forcojmë rrugën e fitores!

    Faleminderit, Sllovi e Lipjanit, për mbështetjen tuaj të madhe dhe për besimin që po i jepni Lidhjes Demokratike të Kosovës!

    Bashkë për ndryshim!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark