Xhafer Gashi synon përsëri postin e të parit të Obiliqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhafer Gashi synon përsëri postin e të parit të Obiliqit

    Insajderi
    13 May 2025 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i degës së LDK’së në Obiliq, Xhafer Gashi, ka synuar përsëri postin për kryetar të kësaj komune, shkruan Insajderi.

    Kështu ka njoftuar vetë Gashi, i cili u shpreh se kryesia me vendim unanim, ia besoi kandidimin e sërishëm.

    “Kryesia, me vendim unanim, më besoi kandidimin për Kryetar Komune në zgjedhjet lokale një vendim për të cilin shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj secilit anëtar për besimin dhe përkushtimin e treguar.

    Ky propozim për kandidim do t’i dërgohet Kryesisë Qendrore të LDK-së për nominim”, shkruan Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark