Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, ka zhvilluar fushatë në Sheshin e Skenderajt, duke u takuar me qytetarët dhe zhvilluar biseda të hapura me ta.
Në një postim në “Tik Tok”, Tahiri ka ndarë pamje nga aktiviteti.
“Sot në Sheshin e Skenderajt, një lojë shahiu dhe biseda me qytetarë të shumtë”, ka shkruar ai.
Xhafer Tahiri kandidon për një vend në Kuvendin e Kosovës me numrin 25 në zgjedhjet e 9 shkurtit.
@xhafertahiri4 Sot në Sheshin e Skëmderajt Luajtëm shah dhe takuam qytetarë të shumtë! #LDK #xhafa25 #BëhuNdryshimi ♬ original sound – Xhafer Tahiri