Xhafer Tahiri: Erdha nga spitali drejt në studio, por kjo është arsyeja pse nuk mora pjesë në debat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Xhafer Tahiri: Erdha nga spitali drejt në studio, por kjo është arsyeja pse nuk mora pjesë në debat

    Insajderi
    19 September 2025 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se është larguar nga debati në RTK, pasi në të nuk ishte i pranishëm kryetari aktual i komunës, Ferit Idrizi.

    Tahiri ka thënë se pavarësisht një rasti të ndjeshëm familjar, kishte udhëtuar nga spitali për të marrë pjesë në debat dhe për t’i respektuar qytetarët.

    “Përkundër që kam pasur një rast shumë të ndjeshëm në familje, kam udhëtuar nga Spitali për të mbërritur në studiot e RTK-së për debatin e planifikuar për Vushtrrinë, për t’i respektuar qytetarët në radhë të parë e pastaj edhe kundërkandidatët e mi. Pasi i dëgjova programet e tyre, të secilit që ishim aty, me respekt u largova nga studio, për shkak se nuk bënte sens të flitej për pushtetin aktual kur shkaktari kryesor i ngecjes në Vushtrri Ferit Idrizi nuk ishte aty, ashtu siç nuk ka qenë në komunë për këto vitet e fundit”, tha ai.

    Tahiri shtoi se Idrizi nuk erdhi pasi iu frikësua debatit.

    “Ndoshta arsyeja e tij për mos me ardhë në debat ishte edhe më e fortë: debakli që pësoi në debatin e parë”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark