Xhafer Tahiri i reagon ashpër kryetarit te Vushtrrisë: Nëse nuk e kupton, ta shpjegoj unë mësimin tërëditor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhafer Tahiri i reagon ashpër kryetarit te Vushtrrisë: Nëse nuk e kupton, ta shpjegoj unë mësimin tërëditor

    Insajderi
    07 January 2025 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga lista e LDK-së, me numrin 25, Xhafer Tahiri ka dal me një reagim ndaj kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizi rreth mësimit gjithëditor.

    Ai tha se Idrizi nuk e ka kuptuar idenë e këtij lloj mësimi duke e quajtur si padituri nga ana e kryetarit.

    “Ferit, duket qartë se nuk e ke kuptuar konceptin dhe as idenë e mësimit gjithëditor. Por për hir të sqarimit publik dhe interesit të qytetarëve, po e shpjegoj përsëri, në mënyrë të thjeshtë, konceptin e LDK-së për mësimin gjithëditor.

    Ai ka sqaruar se plani për mësimin gjithëditor në Vushtrri është që të përfshihen nxënësit nga klasa 1-5.

    “Edhe në Vushtrri, plani për mësimin gjithëditor është i njëjtë: fillimisht të përfshihen nxënësit e klasave 1-5. Në mandatin tonë të kaluar, ne kemi lënë të gatshme për implementimin e mësimit gjithëditor plot 10 shkolla që përmbushin kriteret e nevojshme për këtë projekt. Ferit, për t’ia bërë edhe më të qartë konceptin e mësimit gjithëditor, po të ofroj një pasqyrë konkrete të mundësive që ekzistojnë në komunën tonë për implementimin e këtij projekti.

    Në Vushtrri, kemi 10 shkolla që aktualisht funksionojnë me një ndërrim:

    Pantinë

    Druar

    Novolan

    Stanoc i Epërm

    Ashlan

    Stroc

    Lumadh

    Dumnicë

    Maxhunaj

    Zhilivodë”, shkroi ai.

    Sipas tij Komuna e Vushtrrisë nuk po ka vullnet për ta kuptuar këtë koncept.

    “Në këto shkolla, me pak angazhim nga ana e Komunës, mund të fillojë pa asnjë problem mësimi gjithëditor për nxënësit e ciklit të ulët, klasat 1-5. Këto shkolla janë të gatshme për të përballuar këtë nismë, sepse infrastruktura dhe organizimi me një ndërrim e lehtësojnë implementimin. Fatkeqësia është që Komuna, nën drejtimin tënd, nuk ka as vullnet dhe as njohuri për ta kuptuar dhe zbatuar këtë koncept. Në vend të krijimit të zgjidhjeve për mirëqenien e nxënësve dhe për të avancuar arsimin në komunën tonë, po hasim në mosdije dhe neglizhencë.Nëse nuk e kupton ende, Ferit, po të përsëris: mësimi gjithëditor nuk është një ide abstrakte. Është një praktikë konkrete dhe e realizueshme, me benefite të mëdha për nxënësit dhe prindërit, që kërkon vetëm angazhim dhe përkushtim”, përfundoi kandidati për deputet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark