Kandidati me numër 25, Xhafer Tahiri, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Komunës së Vushtrrisë.
Ai gjatë një vizite në rrugën “Pandeli Sotiri” tha se komuna po bllokon bizneset.
“Vizituam sot rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri, bashkë me Bashkim Gashi 106. Këtu nuk ka ra bombë, as nuk është kohë pandemie, por pushteti komunal i PDK ka muaj që e ka nis projektin e rehabilitimit të rrugës. Kjo rrugë është duke u zbrazë nga bizneset që po mbyllen. Mbi 15 biznese janë mbyllur në këtë rrugë që dikur ishte plot gjallëri. Krejt kjo si rezultat i keqeverisjes. Mbi 30 vende pune janë shuar. Për këtë arsye, më 9 shkurt duhet ndryshimi”, shkroi ai.