Kandidati i LDK’së për deputet, Xhafer Gashi në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ka bërë homazhe pranë varrit të tij.
Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Dr.Ibrahim Rugova me urtësinë dhe mençurinë e tij udhëhoqi popullin shqiptar në periudhat më të vështira.
“Dr. Ibrahim Rugova, arkitekti i pavarësisë dhe simboli i unitetit kombëtar, mbetet Gandi i Ballkanit dhe vizionar i Kosovës së pavarur. Me urtësinë dhe mençurinë e tij, ai udhëhoqi popullin shqiptar në periudhat më të vështira, duke hedhur themelet për një shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik, të cilin e gëzojmë sot”, ka shkruar Gashi.