
Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar dyqanin e ëmbëlsirave Daisy, të themeluar nga Alzana, e cila ka arritur të krijojë një biznes të suksesshëm që i shton hijeshinë qytetit.
Tahiri ka premtuar se që nga viti i parë i mandatit të tij, 500 mijë euro të buxhetit komunal do të ndahen për të mbështetur punësimin e grave dhe përkrahjen e bizneseve që udhëhiqen nga gratë, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e komunitetit lokal.
“Kam vizituar dyqanin e ëmbëlsirave Daisy në Vushtrri. Alzana me sukses ka themeluar një biznes që i shton hijeshinë qytetit tonë. Që në vitin e parë do të ndajmë 500,000.00€ buxhet komunal për punësimin e gruas dhe përkrahjen e bizneseve që udhëhiqen nga gratë”, thuhet në shkrimin e tij.