Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës pjesë e listës së LDK-së, garon me numrin 32
Në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit është edhe Krenar Xhaferi.
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës është duke garuar me numrin 32.
Xhaferi ka qenë pjesë e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, pastaj Drejtorisë së Investimeve Kapitale të Komunës së Prishtinës që nga viti 2010.
Nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka ndarë edhe foto nga një tubim madhështorë i LDK-së, ai ka thënë: Së bashku, mund t’ia dalim.