Xhaferi: Kurrë s’kam votuar me më shumë kënaqësi ‘kundër’ sa sot ndaj Muratit, njeriut që e ka bllokuar buxhetin e Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhaferi: Kurrë s’kam votuar me më shumë kënaqësi ‘kundër’ sa sot ndaj Muratit, njeriut që e ka bllokuar buxhetin e Prishtinës

    Insajderi
    22 August 2025 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka thënë se asnjëherë s’ka votuar ‘’kundër’’ me më shumë kënaqësi sesa sot, gjatë votimit për Hekuran Muratin si propozim për kryetar të Kuvendit.

    Xhaferi ka thënë edhe se Murati e ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës, dhe e ka ka penguar ekonominë e vendit.

    ‘‘Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës ndër vite, që ka penguar ekonominë e vendit dhe i ka fryrë përçarjes politike, normalisht nuk mund të ketë votën time. Njerëzit me qasje të tillë duhet të largohen nga udhëheqja politike. Problemi i ecjes përpara në Kosovë është mendësia e prapambetur politike’’, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark