Xhaferi: Në qeverinë tonë, brenda javës do të nënshkruhet garancia për kredinë e unazës së kryeqytetit – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Xhaferi: Në qeverinë tonë, brenda javës do të nënshkruhet garancia për kredinë e unazës së kryeqytetit

    Insajderi
    16 January 2025 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet me numrin 32 nga LDK, Krenar Xhaferi, ka treguar se pse është e rëndësishme unaza e kryeqytetit.

    Ai tha se për shkak të kolonave është e nevojshme kjo unazë.

    Xhaferi tha se brenda katër viteve do të nxirren parat e kostos se ndërtimit.

    “Një matematikë e thjeshtë na tregon se kostoja e ndërtimit të unazës së kryeqytetit, me vlerë 350 milionë euro, ku përfshihet edhe shpronësimi, është e barabartë me një kalkulim si ky më poshtë:

    140 mijë vetura hyjnë në Prishtinë brenda ditës. Në mungesë të unazës së kryeqytetit, krijohen kolona të panevojshme, ku vetëm, nëse secila veturë shpenzon 2 litra naftë për shkak të trafikut të ngarkuar, pa llogaritur veturat që qarkullojnë brenda Prishtinës, e që janë në numër të ngjashëm, dalim në këtë kalkulim:

    140,000 vetura x 2 litra = 280,000 litra

    280,000 litra, nëse shumëzohet me çmimin e derivateve prej 1.27 euro/litër, rezulton në: 355,600 euro.

    355 mijë euro, nëse shumëzohet me 20 ditë të ngarkuara gjatë muajit, arrin në: 7,112,000 euro. Nëse këtë shifër e shumëzojmë për 12 muaj, arrijmë në: 85,344,000 euro.

    Për një mandat qeverisës 4-vjeçar, kjo shumë arrin në: 341 milionë euro, po aq sa kostoja e ndërtimit të unazës së kryeqytetit”, tha ai.

    Tutje, Xhaferi ka shkruar se Qeveria nuk ka arritur të nënshkruajë garancinë për kredinë e unazës së kryeqytetit, ku 60 milionë euro janë donacion.

    “Kjo kredi është e planifikuar të paguhet nga Komuna e Prishtinës. Në qeverinë tonë, brenda javës do të nënshkruhet garancia për kredinë e unazës së kryeqytetit, dhe 100 milionë euro do të mbulojnë koston e shpronësimeve për tokat që përfshihen në këtë projekt”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark