Xhaferi nga Juniku: Bageri simbolizon njeriun e punës, shteti ndërtohet nga ata që mbajnë helmeta – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Xhaferi nga Juniku: Bageri simbolizon njeriun e punës, shteti ndërtohet nga ata që mbajnë helmeta

    Insajderi
    17 January 2025 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka thënë se marshi i fitores i partisë së tij ka vazhduar edhe në Junik.

    Ai ka falënderuar kandidatin për deputet, Demokrat K. Ganijaj, për dhuratën e veçantë që ka marrë nga ai, si simbol i punës dhe nofkës që ka fituar gjatë këtyre viteve.

    “Nga Juniku mora një dhuratë të veçantë, të cilën ma dorëzoi kandidati ynë për deputet Demokrat K. Ganijaj, si simbol të punës dhe nofkës që kam marrë gjatë këtyre viteve – një simbol të bagerit”, shkroi ai në Facebook.

    Xhaferi ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen që ka marrë nga kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, duke theksuar se bageri është një simbol i atyre që kontribuojnë për ndërtimin e shtetit.

    “Bageri simbolizon njeriun e punës, sepse shteti ndërtohet nga ata që mbajnë helmeta,” tha ai.

    Krenar Xhaferi kandidon me numrin 32 në zgjedhjet e 9 shkurtit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark