![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Krenar Xhaferi, ka shkruar për besimin e qytetarëve ndaj LDK’së dhe kandidatin të tyre për kryeministër, Lumir Abdixhikut.
Ai ka thënë se pranë Pallatit të Rinisë në Prishtinë promovuan dhe bashkëbiseduan me qytetarët për programin politik.
“Sot, bashkë me ekipin tim, dolëm afër Pallatit të Rinisë për të promovuar LDK-në dhe për të bashkëbiseduar me qytetarët rreth programit tonë politik. Një frymë e re po fryn në Kosovë, falë besimit të madh që po kanë për LDK-në dhe kryetarin Lumir Abdixhikun”, ka thënë Xhaferi i LDK’së.