Xhaferi: Votimi i fshehtë në kuvend, imponim i papranueshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhaferi: Votimi i fshehtë në kuvend, imponim i papranueshëm

    Insajderi
    11 July 2025 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, ka kritikuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si të papranueshëm politikisht kalimin nga votimi i hapur në votim të fshehtë për votimin e kryetarit.

    Sipas tij, kjo mënyrë e veprimit është një formë imponimi në rendin e ditës.

    “Besoj se do të jetë më e qartë Gjykata Kushtetuese, sepse tashmë e kemi çuar ndërhyrjen e votimit të fshehtë që po bëhet në Kuvendin e Kosovës, pra është një imponim në rendin e ditës, nga votimi i hapur në votim të fshehtë”, deklaroi Xhaferi në emisionin “Info Nata”.

    Ai kritikoi edhe rolin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari.

    “Dehari nuk është asgjë më shumë se një nga 120 deputetët e tjerë. Mosha e ka përcaktuar që ai të jetë përcaktues i seancës, por ai duhet të zbatojë një rend të ditës. Kaq e thjeshtë është situata në Kuvendin e Kosovës. Kur ti nuk je në gjendje me kalu këtë situatë, atëherë ti nuk je në gjendje as me qeverisë me vendin,” u shpreh ai.

    Përveç krizës institucionale, Xhaferi ngriti alarmin edhe për përkeqësimin e situatës ekonomike në vend, duke theksuar se kriza me furnizimin me energji elektrike është duke ndikuar drejtpërdrejt në sektorin e biznesit.

    “Ne kemi situatë jashtëzakonisht të vështirë ekonomike. Situata me rrymë po e komplikon edhe më shumë atë me bizneset, sepse ato i kemi pasur si partner për zhvillimin e vendit e jo si armik”, theksoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark