Ish-trajneri Fabio Capello e ka kritikuar selektorin e kombëtares italiane, Luciano Spalletti, pas eliminimit të Italisë nga Zvicra në 1/8 e finalës së EURO 2024-shit.
“Nga ajo që pashë, mendoj që krijon huti, posaçërisht mes lojtarëve”, ka thënë Capello për Gazzetta dello Sport.
“Jorginho dhe [Nicolo] Fagioli ishin organizatorët e lojës, por asnjëri nuk ishte [Stanislav] Lobotka. Ata kanë sete të ndryshme të shkathtësive. [Granit] Xhaka bënte çfarë donte.”
“Por, do ta përdorja një tjetër fjalë për Spallettin – arrogancë”.