Skuadra e Bayer Leverkusenit ka arritur në qytetin e saj sot gjatë ditës dhe mënjeherë është nisur drejt stadiumit “BayArena”.
Në stadium ishte një numër i madh tifozësh që po i prisnin yjet e Leverkusenit për t’i festuar dy titujt, Bundesligan dhe DFB Pokal, shkruan Indeksonline.
Lojtarët e klubit gjerman përfshi edhe Granit Xhakën, prezantuan dy trofetë e fituara brenda këtij sezoni.
Kujtojmë që Leverkusen me Xabi Alonson arritën histori duke humbur vetëm një ndeshje në 53 sosh gjatë edicionit 2023/24./