Në një letër të hapur për “Neue Zürcher Zeitung”, Taulant Xhaka ka zbuluar se përkundrejt deklarateve pro Zvicrës të vëllait të tij, Granit Xhakës, ai nuk ka vendosur ende përfundimisht nëse do t’i bashkohet apo jo Kosovës.
“Tani ka edhe diskutime rreth ekipit kombëtar të Kosovës. Për mua, kjo nuk është çështje për diskutim për momentin. Graniti e ka thënë qartësisht se ai do të vazhdojë të luajë për Zvicrën. Por unë nuk dua të bëjë komente për momentin”, ka thënë ai.
Por, ai ka shtuar se sido që të jetë vendimi i tij, “do të ketë gjithmonë njerëz që do të thonë se jam tradhtar”.
Xhaka ka thënë se është mirënjohës shtetit të Zvicrës, prose ai nuk mund t’i harrojë rrënjët e tij.
“Ato janë në Kosovë, prindërit e mi janë nga atje. Ne shpesh shkojmë në Prishtinë për pushime, gjyshërit e mi jetojnë atje. Nuk do ta fsheh kurrë origjinën time dhe si një futbollist i përfaqësueses shqiptare, nuk do ta bëj asnjëherë një gjë të tillë”, ka thënë ai, njofton gazeta shqiptare Panorama Sport.
“Debutova në shtatorin e vitit 2014 dhe mund të them se kjo nuk ka ndryshuar marrëdhëniet e mia me Zvicrën, që nga momenti kur zgjodha Shqipërinë. Ky nuk ishte një vendim kundër Zvicrës. Thjesht, në atë kohë, Shqipëria shfaqi më shumë interes për mua. Unë kam dashur gjithmonë që të luaj për një kombëtare, qoftë për Zvicrën, apo për Shqipërinë”, ka shtuar ai./Insajderi.com