Transferi më i ri i Arsenalit, Granit Xhaka, është duke u krahasuar me ‘maestron’ italian Adrea Pirlo.
Këtë krahasim e ka bërë ish-mbrojtësi i Arsenalit, Johan Djorous, i cili luan me Xhakën tek përfaqësuesja e Zvicrës.
“Graniti luan tejet mirë me topin,” ka thënë Djorou për Mirror. “Ai ka një këmbë magjike. Ai mund ta dërgojë atë në çdo cep të fushës. Ai po ashtu është i mirë në ndërhyrje në mbrojte, dhe në përgjithësi, ai është shumë, shumë lojtar i mirë,” ka thënë ai, shkruan Goal.com
“Ai e sheh shpejtë ku duhet pasuar. Ai mund të asistoj. Do të thoja se ai ëtshë paksa sikur Andrea Pirlo sa i përket saktësisë së pasimeve të tij,” ka shtuar ai.
Granit Xhaka zyrtarizoi transferimin e tij tek Arsenal të martën. Ai u lavdërua edhe nga trajneri Arsene Wenger./Insajderi.com