Xhaka i pati tri oferta serioze, por në fund e zgjodhi Sunderlandin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Xhaka i pati tri oferta serioze, por në fund e zgjodhi Sunderlandin

    Insajderi
    26 August 2025 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emri i Granit Xhakës ishte mjaft i përfolur në afatin kalimtar të verës.

    Bayer Leverkusenit i ishin larguar yjet e ekipit dhe të njëjtën gjë e kishte bërë edhe trajneri Xabi Alonso, prandaj edhe rrugën e tyre dëshironte ta ndiqte edhe ylli kosovar.

    Milani ishte emri më i përfolur gjatë verës, por menaxheri i futbollistit, Jose Noguera ka zbuluar se “Rossoneri” nuk ishin klubi i vetëm i interesuar për 32-vjeçarin, shkruan “Gazeta Express”.

    Ndonëse nuk i përmendi me emra, ai konfirmoi se klienti i tij i pati tri oferta nga klube të mëdha para se t’i bashkohej klubit të rikthyer në Premierligë për 15 milionë euro.

    “Për Xhakën kishte shumë interes dhe ai i refuzoi tri oferta të mëdha për t’iu bashkuar Sunderlandin në këtë verë. Xhaka zakonisht luan në klube ambicioze në Ligën e Kampionëve, që synojnë tituj lige, finale kupash etj. Megjithatë, ai donte të provonte diçka të re sepse dëshiron të bëhet trajner në të ardhmen. Kështu që ai e sheh këtë si një përvojë të re për të mësuar. Biseda e parë ishte në telefon me pronarin, Kyril Louis-Dreyfus, i cili është gjithashtu nga Zvicra dhe shumë i ri. Xhaka u lidh shumë mirë me Louis-Dreyfus dhe e pëlqeu vizionin që iu prezantua”, u shpreh menaxheri i Xhakës në një intervistë për “Flashscore”.

    Xhaka nënshkroi kontratë trevjeçare me Sunderlandin duke i dhënë fund eksperiencës së jashtëzakonshme tek Bayer Leverkuseni.

    Ai në fakt u rikthye në Premierligë ku kishte luajtur po ashtu me sukses për Arsenalin, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe në Basel e në Borussia Moncghengladbach.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark