Përplasjet ndërmjet trajnerit të Kombëtares Shqiptare, De Biasi dhe mesfushorit, Taulant Xhaka janë duke vazhduar edhe më tej.
Në një emision televiziv në Shqipëri, trajneri italian dha versionin e tij sa i përket përplasjes me futbollistin e Baselit, duke e kritikuar atë se ai zgjodhi Shqipërinë pasi që nuk e ftoi Zvicra.
“Zvicra nuk e mori Xhakën, prandaj ai erdhi te Shqipëria. Ai është i lidhur aq shumë me Kombëtaren, sa që la shokët pikërisht në momentin kur nuk duhej”, deklaroi De Biasi.
Menjëherë ka reaguar Taulant Xhaka, i cili ka postuar një fotografi me flamurin kombëtar dhe datat historike të shënuara, që tregojnë për identitetin shqiptar./Insajderi.com