×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka vlerëson pikën e fituar ndaj Bayernit

    Insajderi
    29 September 2024 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në barazimin 1:1, Leverkuseni u dominua plotësisht nga bavarezët dhe te kampioni në fuqi i Gjermanisë mund të jenë shumë të kënaqur me rezultatin.

    “Pika nuk është e pamerituar. Bayerni ka pasur më shumë topin, por posedimi nuk e fiton asnjë ndeshje”, ka thënë Xhaka, shkruan të dielën “20 Minuten”.

    Kapiteni i Zvicrës nuk ka pranuar kritikat për qasje shumë defensive në derbi.

    “Si thonë, mbrojtja fiton titujt”, ka vazhduar 32-vjeçari.

    “Kemi shfaqur pikërisht atë që trajneri kërkoi nga ne. Jemi të lumtur që u larguam me rezultatin 1:1”, ka shtuar Xhaka, që në kohën shtesë mbeti i shtrirë në fushë për të fituar pak kohë. Kjo dëshmon dominimin e plotë të Bayernit.

    “I thashë Robert Andrichut se njëri prej nesh duhet të qëndrojë në fushë për pak kohë”, ka treguar Xhaka duke qeshur. Andrich iu përgjigj Xhakës që kishte një karton të verdhë, kështu që mesfushori kosovar e bëri këtë.

    “Më pas unë vetëm qëndrova pak shtrirë”, ka pranuar Xhaka.

    Xhaka asistoi për Andrichun që shënoi golin për Leverkusenin. Kampioni aktual udhëhoqi 1:0, por Bayerni u përgjigj shpejt. Gola të tjerë nuk u shënuan.

    “Kemi ushtruar shumë aksione nga ndërprerjet këtë javë”, ka thënë Xhaka duke folur për golin. “Në ndeshje të mëdha gjërat e vogla mund të bëjnë diferencën”.

    Xhaka nuk ka pranuar të flasë për paraqitjen personale. Ka folur për paraqitjen e Aleksandar Pavloviqit të Bayernit.

    “Ai është djalosh me potencial të jashtëzakonshëm, në të kundërtën nuk do të ishte në Bayern”.

    Nëse Pavloviqi është i mirë sa Xhaka në moshë të re, apo edhe më i mirë, kapiteni i Zvicrës nuk ka dashur të përgjigjet direkt.

    “Sipas mendimit tim ai është tip krejt tjetër i lojtarit”, është përgjigjur Xhaka.

    Ka katër ndeshje që Bayerni nuk ka fituar ndaj Leverkusenit. Bayerni startoi fuqishëm në Bundesligë, ndërsa Bayer Leverkuseni kishte telashe në mbrojtje në ndeshjet e para. Por për të dy skuadrat ishte më ndryshe të shtunën, ndonëse Bayerni dominoi plotësisht në fushën e lojës.

    “Bayerni është gjithnjë garues, edhe këtë edicion natyrisht. Por Bayerni do të vijë në Leverkusen dhe do të jetë ndeshje tjetër”, ka theksuar lideri i mesfushës së ekipit kampion.

    Ylli i Bayernit, Harry Kane, e përfundoi ndeshjen pa gjuajtje në portë. Kjo i ndodhi për herë të parë në Bundesligës. Ai u zëvendësua para fundit për shkak të një lëndimi që nuk duket serioz.

    Bayerni është lider me 13 pikë. Lëshoi pikët e para këtë edicion. Leverkuseni i ka 10 pikë. Sipas Xhakës ka rëndësi të madhe që Bayerni nuk është shkëputur më shumë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark