Imazhet të reja dhe videoja e një mbrojtësi xhami për “iPhone 8” janë publikuar së fundi në rrjetin social Kinez Weibo nga Benjamin Geskin në bashkëpunim me SlashLeaks.
Xhami thuhet se është ndërtuar për modelin 5.8 inç iPhone dhe ka një dizajn të ngjashëm me ato që imazhe që kemi parë së fundit për iPhone 8-ën.
Skajet e xhamit janë të holla ndërsa në krye të tij vihen re disa vrima për kamerën e sensorët e lokalizuar në krye të telefonit. Lidhur me sensorët dhe kamerat që do të jenë pjesë e telefonit në pjesën ballore ka një dakordësi mes insajderave se iPhone 8 do të ketë kamër frontale, një sensor drite, një proksimiteti dhe një modul 3D.
Ky seksion nisur nga teknologjia OLED do të duket sikur është pjesë integrale e ekranit të telefonit. I quajtur “Olixar iPhone 8 Full Cover Temperad Glass Screen Protector” xhami mbrojtës kushton 31,99 dollar dhe ofron mbështetje për prekjen 3D.
Një tjetër insajderi tha po ditën e sotme se iPhone 5.8 inç do të quhet “Edicioni i Dekadës.” Pas raportimeve të vitit të kaluar se punonjësit e Apple i referoheshin telefonit të ardhshëm si iPhone 8, ky emërtim është bërë pjesë e pandashme e modelit 5.8 inç.