Xhamia që ngre dyshime për keqpërdorim të donacioneve arabe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhamia që ngre dyshime për keqpërdorim të donacioneve arabe

    Insajderi
    18 July 2016 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politikanë, hoxhallarë, përfaqësues të OJQ-ve fetare e kompani ndërtimi kanë bërë të mundur ndërtimin e një xhamie, duke shkelur rregullore e ligje me ndihmën e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Me paratë nga Dubai dhe ndërmjetësuesin që është i përfshirë në ndërtimin edhe të disa xhamive të tjera, përmes kompanive private, po bëhet edhe evazion fiskal.

    Dy minaret e xhamisë së re, që po kundërshtohet nga banorët në Vitomiricë të Pejës, kanë “prekur” qiellin. Nën hijen e tyre kanë mbetur shtëpitë e kundërshtarëve – banorëve të paralagjes së Pejës ku xhamia tashmë është gati në përfundim, shkruan Zëri.

    Vetëm dy kilometra prej këtij objekti, është edhe një xhami tjetër. Banorët thonë se ajo nuk mbushet as të premteve, ditë kjo kryesorja për kryerjen e lutjeve fetare, nga besimtarët myslimanë.

    Edhe pse rreth 500 nënshkrime të banorëve janë mbledhur në peticionin kundër ndërtimit të kësaj xhamie, një rrjet më i fuqishëm ka triumfuar kundër tyre. Politikanë, hoxhallarë, përfaqësues të OJQ-ve fetare e kompani ndërtimi kanë bërë të mundur ndërtimin e xhamisë në Vitomiricë, duke shkelur rregullore e ligje me ndihmën e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e të parave nga Dubai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark