Xhamitë në ShBA marrin mesazhe kërcënuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Xhamitë në ShBA marrin mesazhe kërcënuese

    Insajderi
    01 December 2016 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhamitë në Kaliforni, Ohajo dhe disa shtete të tjera të SHBA-së kanë raportuar se kanë marrë mesazhe që kërkojnë nga myslimanët të largohen nga vendi ose do të përballen me gjenocid.

    Policia tha se mesazhet e marra nga shtetet janë të gjitha fotokopje e një letre të shkruar me dorë, e cila u drejtohet “fëmijëve të djallit”.

    Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, një grup i madh për liritë civile në SHBA, ka kërkuar nga FBI që t’i hetojë rastet.

    Por, FBI ka thënë se kërcënimet, “edhe pse nxitëse dhe të tmerrshme”, nuk paraqesin paralajmërim të veçantë, të mjaftueshëm për t’u hetuar në këtë pikë, shkruan rel.

    Në mesin e gjërave të tjera, në letra thuhet se presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, do t’iu bëjë myslimanëve atë që u ka bërë Hitleri hebrenjve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark