Xhamitë shqiptare në Zvicër mohojnë fondet nga Arabia Saudite – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhamitë shqiptare në Zvicër mohojnë fondet nga Arabia Saudite

    Insajderi
    21 November 2016 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhamitë shqiptare në Zvicër që u akuzuan në mënyrë të përsëritur për orientim ekstrem të islamit dhe financimin e ndërtimit të xhamive jashtë Zvicrës, Unioni i Imamëve Shqiptarë të Zvicrës “UAIS”,kanë ftuar mediat në Asamblenë e Përgjithshme.

    Duke u ndërlidhur me këto akuza, Nehat Ismaili, kryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër  ka nisur fjalimin e tij duke sqaruar për mediat në Zvicër, faktin se xhamitë shqiptare në Zvicër nuk financohen nga Arabia Saudite.

    Ka thënë se financimet vijnë nga bankat.

    “Financimi për ndërtimin xhamive shqiptare në Zvicër nuk vjen nga Liga Botërore Arabe por nga bankat zvicerane – në formë të hipotekave”, ka thënë Ismaili, citon nzz.ch.

    Nehat Ismaili , ka bërë këto sqarime pasi në Zvicër është përfolur për mënyrën e financimit të ndërtimit të xhamive shqiptare në Zvicër, duke u akuzuar nga mediat atje, se në mënyrë të përsëritur kanë mbrojtur orientimet ekstreme të Islamit.

    “Nuk ka mbështetje financiare nga bota arabe. Ndërtimi i xhamive të  reja është bërë i mundur nëpërmjet donacioneve private dhe punës vullnetar”, ka ripërsëritur Ismaili.

    Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër është themeluar në vitin 2012 si një organziatë kozmpolitane dhe liberale në islam.

    Në një seri artikujsh, “Tages-Anzeiger” ka akuzuar xhamitë shqiptare në Zvicër si çerdhe për ekstremistet. /Insadjeri.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark