Arbana Xharra, anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasi shumica e proceseve me shumë rëndësi për vendin kanë ngecur.
Kështu, sipas saj, udhëheqjen e kryeministrisë do ta merrte Kadri Veseli, i cili nga Xharra shihet si njeriu i duhur për të udhëhequr me proceset.
“Isa Mustafa ka dështuar në menaxhimin e deputetëve të tij. Ai nuk i ka numrat për ta votuar demarkacionin. Duhet të jetë i sinqertë dhe i hapur, jo vetëm ta ruajë pozitën e tij. Ai e ka bllokuar procesin vetëm për të mbetur kryeministër. Unë mendoj që duhet të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ajo në një intervistë për Klan Kosovën.
“Mendoj që Kadri Veseli do të ishte kryeministër më i mirë se Isa Mustafa, për shkak të orientimit të tij”, ka shtuar ajo./klankosova