Xhavit Haliti tregon se pse Adem Demaçi e mori Albin Kurtin në Zyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti tregon se pse Adem Demaçi e mori Albin Kurtin në Zyre

    Insajderi
    31 March 2022 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar deklaratën e Rrustem Mustafës se Albin Kurti ka qenë bashkëluftëtar i tij.

    Haliti në Frontal Live tha se nuk e beson që Kurti ka qenë në luftë me armë.


    Xhavit Haliti: “Vendlindja Thërret” ka pasë pak pare, s’ka qenë fond që duhet me i kushtu aq rëndësi
    “Nuk e besoj që ka qenë në luftë me armë, por nëse ka qenë i ngakuar prej Demaçit në zyrën e tij atëherë ka një kontribut. As nuk e di si është arrestuar as për çfarë ësht akuzuar. Por të thuhet se ka qenë ushtar i imi, s’kisha me thanë që ka qenë ushtar i dikujt”, tha Haliti.

    Haliti poashtu tha se e ka pyetur Adem Demaçin se përse e ka marrë në zyrë Albin Kurtin, teksa Demaçi i është përgjigjur se po përkthen mirë anglisht.

    “Ne kur e kemi autorizuar Adem Demaçin për ta formuar Asamblenë e Përgjithshme të Kosovës, ai e ka hapur një zyrë dhe e ka marrë Albin Kurtin në zyrë. Unë se kam njoftë, por e pyeta pse e ke marrë dhe tha se po flet mirë anglisht dhe është i saktë në zyrë. Baca Adem më ka thënë që po përkthen mirë anglisht, ai ka pasur takime me zyrtarë të huaj dhe kjo është e tëra. Remi e ka thënë pjesën e vet, por as unë s’kam qenë i armatosur në luftë por edhe unë jam veteran i luftës. Lufta s’bëhet pa pare, pa armë, pa diplomaci, pa ushqim pa veshmbathje dhe të gjitha janë pjesë e luftës”, tha Haliti./Express/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark