
Xhaxhai i të riut kosovar që vdiq mbrëmë në sulmin terrorist të Munchenit, Dijamant Zabërgja, ka treguar komunikimin me vëllanë e tij në momentet e sulmit terrorist e deri tek konfirmimi për vrasjen e nipit të tij.
Dijamant Zabërgja, nga Samadregja e Vushtrrisë, besohet të ketë qenë viktima e parë në të cilin shtiu Ali Sonboly, mbrëmjen e 22 korrikut, në Munich të Gjermanisë, njofton Express.
Dijamanti bashkë me shokun e tij, me kombësi gjermane, po largoheshin nga objekti i McDonalds, ku kishin blerë pije freskuese, kur edhe filluan të shtënat. Kosovari ishte personi i parë që u qëllua, ndërkohë që shoku i tij arriti të ikte duke i shpëtuar sulmit pa asnjë lëndim.
Ky është përshkrimi që mund të nxirret, për ngjarjen tragjike, nga letra që shoku i Dijamantit, i mbijetuar i tragjedisë, ia ka dërguar babait të viktimës, Naim Zabërgjës, sot paradite.
Dijamanti, i cili muajin e ardhshëm do të mbushte 21 vjet, është djali i vetëm i familjes Zabergja në Gjermani. 21 vjeçari po qëndronte në Munih tek motra e tij, në momentin kur ndodhi sulmi. /Insajderi.com