Dijamant Zabërgja, është kosovari i tretë i cili është vrarë në sulmin terrorist të ndodhur një ditë më parë në Mynih.
Xhaxhai i tij B.Z në një shkrim në Facbook ka publikuar disa fotografi të Dijamantit dhe një mbishkrim. Sipas tij, Dijamanti kishte edhe dy motra, Margaretën dhe Monikën.
Familja e tij ishte me origjinë kosovare nga qyteti i Vushtrrisë.