Xhaxhai i Albin Kurtit, Hamëz Kurti ka folur për takimin e nipit të tij kryeministrit të Kosovës sot në Bruksel.
Hamëz Kurti beson se nipi tij nuk do t’i ndroj parimet dhe qëndrimet e tij, sepse sipar tij, ai nuk është i korruptuar dhe nuk mund të shantazhohet, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai thotë se Albini ka shumë armiq të jashtëm dhe të brendshëm.
“Albini e ka vështirë. Ka armiq të brendshëm dhe të jashtëm. Sikur Kosova të ishte e bashkuar ndryshe do të ishte situata kur njëri kërkon majtas e tjetri djathtas është rrëzik i madh. E di që Albini e ka vështirë sepse nuk i ka mbasë vetës partitë politike”, thotë Kurti.
Hamëz Kurti thotë se Albini është sulmuar shumë, e kanë bërë propagandë për të.
“Parimet dhe qendrimet nuk i ndryshon kurrë. Ka armiq të brenshëm sa të duash. Ka njerëz që e kanë qujt se ka nënë serbe dhe se ka kalu me vajzen e një ministri të Serbisë. Albini nuk është i korruptiar dhe nuk mund ta shantazhojnë sepse s’është i korruptuar” tha ai në një intervistë për Klan Kosovën./Gazeta Insajderi/