Xhaxhai i Marigona Osmanit, u shpreh i frustruar me vendimin e Gjykatës për Arbër Sejdiun.
“Me Dardan Krivaqën jemi plotësisht të lumtur, me të dytin jo. Kuptohet 15 vite, 2 i ka mbajtë, 5 vite ia heqin, qysh funksionon këtu te na sistemi, por, e presim na. Ishalla kemi ymër edhe 15 vite e drejtojmë këtë situatë”, tha ai.
Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit. Vendimi është shpallur sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Fajtor për bashkëpjesëmarrje në “vrasje të rëndë”, është shpallur edhe i akuzuari tjetër Arbër Sejdiu.
Në dënimin e shqiptuar të dyve do t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Vrasja e Marigona Osmanit konsiderohet si një nga më të rëndat që nga paslufta në Kosovë.
Ajo ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.