Xhelili: Angazhimi dhe besimi për PDK-në më të forta se kurrë – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Xhelili: Angazhimi dhe besimi për PDK-në më të forta se kurrë

    Insajderi
    07 February 2025 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili ka thënë se angazhimi dhe besimi i palëkundur për PDK-në janë më të forta se kurrë.

    Xhelili sot ka vazhduar fushatën në Pjetërshticë të Shtimes.

    “Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, isha i nderuar të takoja përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës në Pjetërshticë të Shtimes, ku angazhimi dhe besimi i palëkundur për PDK-në është më i fortë se kurrë. Ju falënderoj nga zemra për mobilizimin e jashtëzakonshëm dhe për gatishmërinë tuaj për të dhënë një mesazh të fortë, duke marrë pjesë masivisht në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”, ka thënë Xhelili.

    “Kur një parti si PDK-ja, mbjell shpresë dhe vizion për një Kosovë më të mirë, ajo ndriçon rrugën e qytetarëve, të cilët, të motivuar nga nevoja për ndryshim, e përqafojnë atë masivisht si një dritë në fund të tunelit, nga zhgënjimi masiv me populistët pa vepra”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark