Xhelili: Do të jem zëri i të rinjve në Kuvend dhe do t’i mbështes ambiciet e tyre për biznes – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Xhelili: Do të jem zëri i të rinjve në Kuvend dhe do t’i mbështes ambiciet e tyre për biznes

    Insajderi
    04 February 2025 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili thotë se ka ardhur koha që zëri i të rinjve të dëgjohet më fort se kurrë në Kuvendin e Kosovës.

    Xhelili ka theksuar se si kandidat për deputet do të angazhohet t’i përfaqësojë interesat e të rinjve.

    “Jam i përkushtuar të krijoj mundësi për punësim, të mbështes zhvillimin e shkathtësive dhe edukimit cilësor, dhe të siguroj mbështetje për ata e ato të reja që kanë ambicie të ndërtojnë biznesin e tyre”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Të rinjtë dhe të rejat janë e ardhmja e vendit tonë, Kosovës, dhe është koha që zëri i juaj të dëgjohet më fort se kurrë në Kuvendin e Kosovës. Si kandidat për deputet, angazhimi im kryesor është të përfaqësoj interesat tuaja dhe të siguroj që politikat që do të miratohen do të shërbejnë për një të ardhme më të mirë për brezin e ri.

    Jam i përkushtuar të krijoj mundësi për punësim, të mbështes zhvillimin e shkathtësive dhe edukimit cilësor, dhe të siguroj mbështetje për ata e ato të reja që kanë ambicie të ndërtojnë biznesin e tyre. Unë e di që të rinjtë përballen me sfida të shumta, por besoj se me bashkëpunim dhe përkushtim mund të krijojmë një klimë ku secili prej jush të mund të realizojë potencialin e tij e të saj.

    Do të jem gjithmonë në krah të jush, duke dëgjuar dhe mbrojtur interesat tuaja. Kam besim se vetëm me një rini të fuqishme dhe të angazhuar mund të ndërtojmë një shoqëri përparuese. Bashkë mund të bëjmë ndryshimin që kërkojmë!

    Ma jepni besimin, ua kthej me përgjegjësi e përfaqësim.

    VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅

    Voto Bedri Hamza1️⃣✅

    Voto Memli Krasniqi2️⃣✅

    Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark