Kandidati i PDK’së për deputet në zgjedhjet parlamentare, Selver Xhelili, ka vlerësuar lart pjesëmarrjen masive të qytetarëve në tubimin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.
Xhelili, i cili gjendet me numrin 83 në listën zgjedhore të PDK’së, tha se PDK’ja po kthehet sikurse në kohën e ish-kryetarit të këtij subjekti politik, Hashim Thaçit.
“Lipjani sot masivisht e konfirmoi se mund të qeveriset ma mirë me Bedri Hamzën. Në këtë tubim madhështor dhe kudo ku po shkoj, e vërej një atmosferë, entuziazëm e mobilizim të paparë për PDK-në. PDK po kthehet në qeverisje. Fuqishëm. Si në kohën e para Pavarësisë së Kosovës, me Hashim Thaçin. Edhe Lipjani e dëshmoi sot kthimin e madh të PDK-së”, tha Xhelili.