Xhelili i PDK’së viziton bizneset në Gjilan: Zotohem se do të jem zëri përfaqësues i tyre në Kuvend – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Xhelili i PDK’së viziton bizneset në Gjilan: Zotohem se do të jem zëri përfaqësues i tyre në Kuvend

    Insajderi
    06 February 2025 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Selver Xhelili, ka vizituar dy biznese në Gjilan përgjatë së enjtes.

    Xhelili ka thënë se u njoh për së afërmi me sfidat e biznesit dhe ua shpalosi programin e Bedri Hamzës për përkrahje në sektorin privat, lehtësimin në TVSH dhe shumë politika të tjera përmirësimi për bizneset.

    Kalova një ditë shumë të mbarë në kompaninë “Fluidi”, me teknologjinë e saj të prodhimit dhe ambalazhimin të pijeve joalkoolike dhe vajit “Floil” në Gjilan, sukseset e tyre të veçanta në tregun lokal e ndërkombëtar, me shumë certifikime e çmime botërore për sigurinë e ushqimit, duke u njohur edhe më për së afërmi me sfidat e biznesit dhe duke shpaluar programin e Bedri Hamzës për përkrahjen e sektorit privat, lehtësimin revolucionar që TVSH të paguhet kur malli të shitet, e jo në doganë, si dhe shumë politika të tjera të përmirësimit për bizneset.

    Si ndërmarrës për shumë vjet dhe tash edhe si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga PDK-ja, për çdo vizitë e deklarim publik, zotohem se do të jem zëri i përfaqësimit të ndërmarrjeve prodhuese e bizneseve në përgjithësi, për t’i adresuar nevojat dhe kërkesat e tyre në Kuvend”, tha Xhelili.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark