Xhelili ka një premtim të ri për gjilanasit: Më jepni besimin, ua kthej me përgjegjësi e përkushtim – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Xhelili ka një premtim të ri për gjilanasit: Më jepni besimin, ua kthej me përgjegjësi e përkushtim

    Insajderi
    27 January 2025 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili ka dhënë një premtim për qytetarët e Anamoravës.

    Xhelili ka thënë se nëse zgjidhet deputet do të hap një zyre për qytetarët që t’iu mundësojë atyre t’i adresojnë të gjitha kërkesat.

    Postimi i plotë në Facebook:

    Do ta hapi si deputet, një zyre për qytetarët

    Të dashur qytetarë dhe votues,

    ju premtoj se do të jem zëri më besnik dhe përfaqësuesi më aktiv për kërkesat e qytetarëve e projektet e Anamoravës në Kuvendin e Kosovës. Çdo problem i juaji, do të adresohet në Kuvend dhe komisionet përkatëse parlamentare. Do ta keni zyren e hapur në Gjilan, sapo të fitoj ulësen si deputet dhe jeni të mirëseardhur të vini për çdo shqetësim, ide e kërkesë që keni.

    Më jepni besimin, ua kthej me përgjegjësi e përkushtim.

    VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅

    Voto Bedri Hamza1️⃣✅

    Voto Memli Krasniqi2️⃣✅

    Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark