Kandidati i PDK-së për deputet nga Gjilani, Selver Xhelili është takuar me banorët e fshatit Livoç i Epërm.
Xhelili ka thënë se Livoçi ka nevojë për shumë investime të reja dhe si deputet do të loboj për t’i realizuar kërkesat e banorëve.
Ai ka theksuar se ky fshat po i jep përkrahje masive PDK-së.
Xhelili garon në këto zgjedhje me numrin 83.
Postimi i plotë:
Jemi mirënjohës për banorët e Livoçit të Epërm, që sot e mbështetën programin e PDK-së, kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, listën më të mirë të kandidatëve për deputetë dhe sloganin se Kosova mundet #mamirë
Livoçi i Epërm si fshat, është edhe paralagje urbane e Gjilanit. Livoçi e përcakton mjaft fituesin në Gjilan, nga numri aq i madh i banorëve e votuesve. Livoçi ka nevojë për shumë investime të reja, dhe si Qeveria Kurti, si qeverisja lokale, e kanë lënë anash atë.
Jam i bindur se si kandidat për deputet, do të loboj për investime të reja në fshatrat e Gjilanit, e veçmas në Livoçin e Epërm.
Faleminderit Livoçit të Epërm për mbështetjen masive për PDK-në dhe mikpritjen madhështore.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅