
Kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili është duke qëndruar në SHBA ku pritet të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Xhelili sot është takuar me njerëz të afërt të presidentit Trump ku ia ka dorëzuar dy librat e Nusret Pllanës.
Ai ka thënë se qëllimi i këtij veprimi ishte që në zyrën më të fuqishme të botës të figurojnë të dokumentuara humbjet dhe sakrifica e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës.
Në këto zgjedhje Xhelili kandidon me nr 83 në listën e PDK-së.
Postimi i plotë i Xhelilit:
Sot, në këto orë të hershme të mëngjesit – me orë tjetër në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë, takova njerëzit e afërt të Presidentit amerikan, Donalld Tramp, dhe ia dorëzova dy librat e Nusret Pllanës, me shpresën që në zyren më të fuqishme të botës, të jenë humbjet, sakrificat e vuajtjet e dokumentuara të popullit shqiptar për çlirim dhe liri nga regjimi jugosllav e serb. Gjithashtu, shpreha dëshirën e lirimit sa më të parë të udhëheqësve të çlirimit e lirisë së Kosovës, që mbahen padrejtësisht në Hagë. Edhe pak po e presim inaugurimin e njeriut më të fuqishëm në planet dhe aleatit jetik për pavarësinë e sovranitetin e Kosovës.