Kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës Lindore për t’u bashkuar.
Xhelili ka thënë se për katër vitet e ardhshme do të jetë zëri i fuqishëm në Kuvend i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Ai ka theksuar se deri më sot askush nuk i ka mbështetur interesat e tyre.
Postimi i plotë në Facebook:
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës Lindore, respektivisht Preshevës, Bujanocit e Medvegjës: ky është një moment historik për t’u bashkuar! Le të dërgojmë zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës. Për aq shumë vjet atyre që ua besuat ju votën, nuk mbështetën interesat e juaja. Ju keni shumë halle, nuk jeni të pajisur me dokumentacionet e nevojshme. Kërkoj që të gjithë të bashkoheni dhe të keni sigurinë se, për 4 vjetët e ardhshme, do të jem një zë i fuqishëm për ju në Kuvendin e Kosovës.