Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Selver Xhelili, nga Shtimja tha se qytetarët janë të zhgënjyer nga qeverisja atje.
Ai tha se ky qytet i është kthyer PDK-së.
“Shtimja e zhgënjyer nga keqqeverisja lokale e Vetëvendosjes, iu ka kthyer bindshëm PDK-së. Në tubimin me qytetarë, pashë përkrahje që Kosova të merr drejtim tjetër të qeverisjes, nga një lider i dëshmuar moralisht e profesionalisht, si Bedri Hamza. Shtimja e ka përjetuar keqqeverisjen lokale e qendrore nga Vetëvendosje, prandaj tash ka kthyer besimin drejt PDK-së. Faleminderit Shtime!”, shkroi ai.