Kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili të hënën ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Xhelili është takuar edhe me Richard Grenell emisar special i Trump për misione të posaçme.
Ai ka thënë se e ka falënderuar Grenell për kujdesin e tij për Kosovën si dhe i ka shprehur mirënjohje të thellë për gjithçka që ka bërë Amerika për vendin tonë.
Postimi i plotë në Facebook:
Në darkën e inaugurimit të rizgjedhjes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, si i ftuar i vetëm isha në takim me të emëruarin Richard Grenell, emisarin special të Presidentit Trump për misione të posaçme.
Në takim, falënderova z. Grenell për kujdesin e tij për Kosovën dhe i shpreha mirënjohjen e thellë për gjithçka që ka bërë Amerika për shtetin dhe për popullin tonë, si populli më pro-amerikan në botë.
Kisha kënaqësi të madhe që në çdo takim të këtyre ditëve të flas për Kosovën, e veçmas me z. Grenell, që është një figurë e çmuar e politikës amerikane dhe që ka interesim të veçantë për vendin tonë.
Miqësia SHBA-Kosovë mbetet e përjetshme, si me republikanët, ashtu me demokratët. Jemi me fat si popull shqiptar, për lidhjet speciale që kemi me Amerikën dhe ato duhet t’i mirëmbajmë vazhdimisht me bashkëpunim, partneritet e mirënjohje.