Xhelili viziton OVL-UÇK’në pas kryesisë së re: Si deputet do të jem zëri i veteranëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Xhelili viziton OVL-UÇK’në pas kryesisë së re: Si deputet do të jem zëri i veteranëve

    Insajderi
    28 January 2025 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK’së për deputet, Selver Xhelili, ka vizituar sot zyrën e OVL’së në Prishtinë, ku ka uruar Hysni Gucatin si kryetar i kësaj organizate.

    Ai u zotua se kur të bëhet deputet do të jetë zëri i kërkesave të veteranëve të UÇK’së.

    “Sot vizitova Zyrën e OVL-së në Prishtinë, duke e uruar Hysni Gucatin për detyrën si kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke u zotuar si kandidat për deputet, se do të jem zëri i kërkesave të veteranëve të UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, konfirmimin për programin e PDK-së në rritjen maksimale të pensioneve dhe lejimin për të punuar pa e rrezikuar fare pensionin. Është krenari të jesh me një kryetar që e bën punën ashtu siç duhet, duke i mbrojtur vlerat e luftës dhe veteranët, duke dhënë kontributin e veçantë edhe sot.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark