Xhelozia “çmend” shqiptarin, godet me thikë grekun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhelozia “çmend” shqiptarin, godet me thikë grekun

    Insajderi
    17 September 2022 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 41-vjeçar shqiptar ka sulmuar dhe plagosur me thikë një 62-vjeçar grek, për arsye xhelozie, raporton Protothema.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një fshat në Lerapetrës, ku shqiptari pas një debati të fortë me grekun, dyshohet se e ka goditur me thikë në anën e majtë dhe të djathtë të qafës dhe është larguar me vrap.

    Por ai u arrestua pak pas ngjarjes, dhe sot po dërgohet në Prokurorinë e Lasithit me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët.

    62-vjeçari u dërgua në spitalin e qytetit, nga ku u lirua pasi iu dha ndihma e parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark