Xhemaili: Sulmet ndaj Ramush Haradinajt tregojnë panikun e Albin Kurtit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Xhemaili: Sulmet ndaj Ramush Haradinajt tregojnë panikun e Albin Kurtit

    Insajderi
    14 January 2025 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ashpër pas sulmeve të vazhdueshme të partisë në pushtet ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Në deklaratën e tij, Xhemaili e ka cilësuar Albin Kurtin si një person që ka luftuar çdo vlerë kombëtare, duke përfshirë edhe UÇK-në. Sipas tij, Haradinaj është i vetmi që i ka dalë përballë Kurtit, çka ka shkaktuar një reagim të ashpër nga kryeministri dhe partia e tij.

    “Albin Kurti, që s’ka lënë vlerë kombëtare pa luftuar, së fundi edhe UÇK-në, i vetmi njeri që po ia zë rrugën është Ramush Haradinaj. Prandaj, edhe e ndërsen krejt shpurën e tij kundër Ramushit,” deklaroi Xhemaili.

    Ai shtoi se arsyeja tjetër e sulmeve është fakti që Ramush Haradinaj ka arritur t’ia çjerrë maskën Kurtit dhe ta shpërfaqë si mashtrues e antikombëtar.

    “Kurti është në panik të humbjes së pushtetit dhe, prandaj, nuk po zgjedh as njerëz as mjete për të luftuar krejt çka është shqiptare e çka është Kosovë. E këto të dyja, që nuk i ka ai, i ka Ramush Haradinaj,” vijoi Xhemaili.

    Zëdhënësi i AAK-së gjithashtu ka thënë se përkrahja popullore për Haradinajn po e tmerron Kurtin, i cili më parë kishte kërkuar hapur eliminimin politik të Ali Ahmetit dhe UÇK-së në Maqedoni.

    “Sot po kokoriz kundër Ramushit, por kot e ke, o kokëprishur. Klubi yt mafioz do përfundojë mbrapa grillave,” përfundoi Xhemaili në reagimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark