Kandidati i “Nismës për Kosovën” për kryetar të Komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, është i sigurt se në zgjedhjet e balotazhit, që do të mbahen pas dy javëve, do të triumfojë në garën me kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovcin.
Gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, Xhemajlaj ka thënë se sipas rezultateve zgjedhore të ditës së diel, 55 për qind e qytetarëve të Drenasit janë për ndryshim dhe ndryshimit në këtë komunë thotë se i prin ai.
Xhemajlaj bën të ditur se tashmë do t’i fillojë bisedimet me kandidatët tjerë që kanë marrë pjesë në garën për zgjedhje të jashtëzakonshme në komunën e Drenasit, për ta fituar edhe mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 18 dhjetorit 2016.
“Procesi zgjedhor ka shkuar mirë, por me disa mangësi, siç e kanë thënë ata që i kanë përcjellë votimet gjatë tërë ditës së diel. Ka pasur ndalje të rrymës, ka pasur një arrestim të disa komisionarëve. Absurdi më i madh është kur merret edhe arrestohet edhe zëvendësi i Degës, ndërsa fushata është përcjellë me premtime të shumta, me joshje pastaj me premtime për vende të punës..”, ka deklaruara Xhemaljal.