Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arbiana Xhemajli, ka shpërndarë një mesazh motivues për qytetarët e Kaçanikut, duke thënë se ky qytet ka qenë dhe do të mbetet një bastion i vlerave dhe qëndresës.
Ajo ka shkruar se fitorja e PDK-së është e pashmangshme për shkak të përkushtimit dhe besimit të palëkundur të qytetarëve të Kaçanikut.
Xhemajli ka ftuar të gjithë qytetarët që më 9 shkurt të bashkohen me PDK-në për të forcuar më tej këtë qytet heroik dhe për ta vulosur këtë fitore me votën e tyre.
“Fitorja e PDK-së është e pashmangshme falë përkushtimit dhe besimit tuaj të palëkundur. Me 9 Shkurt, bashkohuni me ne për ta forcuar edhe më shumë Kaçanikun heroik dhe për ta vulosur këtë fitore me votën tuaj!“.
“Së bashku për PDK dhe një të ardhme më të mirë“, shkroi ajo në Facebook.